Të fundit

Laurit Krasniqi: “E gjithë familja ime ishte këtu, çfarë ëndrre”

Goli i Laurit Krasniqit ishte vendimtar dje në ndeshjen Drita-Antwerp, të cilën Drita e humbi me rezultat 0:2.

Drita u eliminua nga garat evropiane, ndërsa skuadra belge kaloi tutje falë golit të Krasniqit.

Futbollisti kosovar ka mbetur pa fjalë me golin e shënuar, teksa Antwerp i ka publikuar një video në llogarinë e tyre zyrtare në Twitter.

“Unë vetëm mund të ëndërroja për këtë moment… Nuk kam fjalë për të përshkruar”, ka thënë Krasniqi derisa u përshëndet me familjarët e tij në stadiumin Fadil Vokrri dhe po shkonte drejt zhveshtoreve.

21-vjeçari ka debutuar këtë vit me ekipin e parë të Antwerpit, derisa shihet si një mbrojtës me të ardhme të ndritur.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci