Të fundit

Sulmet e majmunëve “terrorizojnë” qytetin japonez

Sulmet e majmunëve po terrorizojnë qytetin japonez Yamaguchi në Japoninë jugperëndimore të cilët si synim kanë të moshuarit dhe foshnjat.

Madje sipas TMZ ata po shkojnë drejt çerdheve për t’i rrëmbyer fëmijët.

Zyrtarët brenda qytetit po thonë se këto sulme kanë filluar që nga data 8 korrik e këtij viti, shkruan TMZ, përcjell Paparaci.

Në këto sulme janë përfshirë të paktën 58 persona. Qyteti ka angazhuar një njësi speciale të cilët po i gjuajnë majmunët me qetësues. Një majmun 15 kilogram është kapur dhe është vrarë.

Historia bëhet edhe më e çuditshme pasi zyrtarët thonë se majmunët nuk janë të interesuar për ushqimin, kështu që kurthet nuk po funksionojnë. Ata kryesisht po ndjekin fëmijët dhe të moshuarit, shpesh duke u fshehur nga pas dhe duke kapur këmbët e njerëzve.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci