Të fundit

Dorëhiqet ushtruesja e detyrës së kryeshefes në “Infrakos”

Arjeta Fejza ka dhënë dorëheqje nga pozita e ushtrueses së detyrës së kryeshefes ekzekutive në ndërmarrjen publike të infrastrukturës së hekurudhave të Kosovës – “Infrakos”.

Në një letër, të cilën e ka publikuar Koha.net, drejtuar Bordit të drejtorëve dhe disa prej ministrave të Qeverisë, Fejza ka thënë se dorëhiqet për shkak të qasjes ndryshe nga Bordi i drejtorëve për sfidat që presin ndërmarrjen.

“E vlerësoj shumë mundësinë që më është dhenë dhe përvojën që kam fituar gjatë kësaj periudhe dhe falënderoj të gjithë për përkrahjen. Shqetësimet e mia janë ngritur gjatë dy takimeve që kam pasur me Bordin e Drejtorëve të INFRAKOS-it. Do ta vlerësoja shumë përshpejtimin e të gjithë procesit të nevojshëm të kalimit tek ushtruesi/ja i/e ri/re Detyrës së Kryeshefit/es Ekzekutiv/e, duke ofruar ndihmë gjatë kalimit të detyrës”, ka thënë ajo në letrën e dorëheqjes së parevokueshme.

Fejza po ashtu ka thënë se do të vazhdojë të ushtrojë detyrën e mëhershme si zyrtare për planifikim dhe zhvillim në shërbimin e planifikim zhvillimit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci