Kënga e fundit e këngëtares Tayna e cila titullohet “Valle” nga shumë ndjekës po konsiderohet të jetë një “diss” kundrejt këngëtares Melinda Ademi.
”Krejta këta e dinë kush është ‘Tata Mata’ zemër mos u prek se me ty s’e pata.”, janë këto rreshtat që po konsiderohen si “diss”.
Mirëpo, në një këngë të sajën, Melinda thotë: “S’ka lidhje për këtë punë e dimë jemi ‘Tata-Mata’. Ke qejf me u krahasu por nuk jemi të barabarta”.
Tayna- Melinda Ademi do ktheheshin në trekëndëshin më të nxehtë në shoëbizin shqiptar rreth 4 vite më parë kur debutuan në muzikë, thuajse njëkohësisht. Duke qenë se ishin të treja repere dhe po hapnin kështu një rrugë të re për gjithë vajzat e tjera në repin shqiptar, rivaliteti mes tyre ishte i kuptueshëm.
Pas ofendimeve të njëpasnjëshme e thumbimeve me vargje këngësh, para dy viteve, Melinda pushtoi mediat rozë duke i kërkuar falje Taynës për gjuhën e përdorur ndaj saj.
Mirëpo, kjo e fundit jo vetëm që nuk i ktheu përgjigje publikisht, por nëpërmjet menaxherit të saj u shpreh se nuk e pranonte faljen dhe s’kishte asgjë për t’ i thënë Melindës.
