Të fundit

Krasniqi: Qeveria është fotografia e paaftësisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në një intervistë për Ekonomia Online ka vlerësuar se Qeveria është fotografia e paaftësisë qoftë në politikën e jashtme poashtu edhe në atë te brendshme.

Sa i përket rritja ekonomike, Krasniqi potencoi se pritjet janë që për vitin 2022 do të jetë 2.9%.

Sipas tij, për më shumë se një vit të qeverisjes nuk ka asnjë rezultat dhe se krejt çka ka ndodhur është tendencë e popullizmit.

“Fatkeqësisht nëse ka një fjalë që e definon më së miri këtë qeveri është paaftësia. Kjo Qeveri është fotografia e paaftësisë qoftë në politikën e jashtme qoftë në politikën e brendshme. Sot nuk ka një sektorë në Kosovë që mund të thuhet se në korrikun e vitit 2022 është më mirë sesa në shkurt të vitit 2021. Kjo Qeveri ka marrë mbështetje qytetare dhe ka kaluar një vjet e gjysmë të kësaj Qeverie dhe efektet në asnjë fushë nuk janë pozitive”.

“Por përkundrazi ne kemi ose stagnim ose regres. Rritja ekonomike është shumë e vogël se inflacioni dhe pritjet për vitin 2022 janë që rritja mund të jetë 2.9%, por inflacioni do të vazhdojë të jetë në nivelin dy shifror. Krejt çka ka ndodhur është tendencë e populizmit siç ishte prezantimi me tog fjalshin një të punësuar në çdo familje pa dhënë dëshmi se sa familje nuk e kanë asnjë të punësuar dhe cila do të jetë kostoja dhe efekti. Janë komplet jo kompetent dhe poashtu jo koherent në ato që thonë”, tha Krasniqi.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci