Të fundit

Reagimi i Yllit kur për pak sa nuk e djeg dorën në koncert

Këngëtarit Yll Limani i ka ndodhur një incident gjatë një koncerti.

Përderisa po performonte në skenën e kanë “pushtuar” flakët. Siç duket dhe në video Ylli ka qenë shumë afër pasi ka tentuar të afrohej tek publiku.

Edhe pse duket se është trembur pak, Ylli nuk ka pësuar djegie dhe e ka marrë situatën me shumë sportivitet duke shkruar krahas videos së tij në InstaStory, “Shpëtuam”.

Yll Limani është njëri ndër këngëtarët më të kërkuar në skenën muzikore. Ai është mjaft aktiv në mbajtjen e koncerteve të ndryshme si brenda dhe jashtë shtetit.

Projekti i tij i fundit muzikor ka qenë ai në bashkëpunim me reperin Noizy dhe titullohet “Alkool”, ndërkohë që artisti ka paralajmëruar se së shpejti do të sjellë një tjetër projekt muzikor në bashkëpunim me Ledrin e që titullohet “Tonat”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci