Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka reaguar lidhur me lajmet që po qarkullojnë në mediat serbe se “shqiptarët po përgatisin ferr në Kosovë e Metohi”.
Mediat në Serbi kanë cituar ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Selakoviq, të ketë thënë se “pala shqiptare e Kosovës dhe Metohisë fjalë për fjalë është duke përgatitur ferrin në ditët në vijim”.
E në reagimin e tij, Bislimi ka thënë se artikuj të tillë që financohen nga qeveria, janë shembulli tipik se si mediat përdoren në mënyrë të paturpshme për të përhapur panikun.
“Mbiprodhimi i artikujve të tillë të sponsorizuar nga qeveria si ky në mediat serbe, është një ilustrim i përsosur i frikësimit si strategji kryesore e qeverisë në shfrytëzimin e paturpshëm mediatik për përhapjen e panikut dhe promovimin e ‘akteve heroike’ të udhëheqjes shtetërore”, ka shkruar ai në Twitter.
Në anën tjetër, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka paralajmëruar se përfaqësuesit e serbëve që jetojnë në veri të Kosovës do të fillojnë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Gjatë një konference për media në Serbi, ai ka thënë se kjo do të jetë përgjigja nëse autoritetet e Kosovës nuk heqin dorë nga synimi i tyre që nga 1 gushti të nisin zbatimin e vendimeve për targa të automjeteve dhe letërnjoftimet serbe.
“Serbët nuk kanë çfarë të presin. Nëse ata mund të sillen si të duan, atëherë është normale që serbët të nisin krijimin e Asociacionit. Kanë kaluar dhjetë vjet dhe ata duhet të sigurojnë të drejtat e tyre”, ka deklaruar Petkoviq.
I pyetur që të jap detaje lidhur me formimin e Asociacionit, Petkoviq është përgjigjur: