Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, ka thënë për RTS se “Serbia do të bëjë gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin”, si dhe se shpreson që në periudhën e ardhshme në Bruksel, me një luftë të vështirë, të arrihet “një zgjidhje kompromisi”.
Ai ka pretenduar se “Serbia është gjithmonë në favor të dialogut, gjë që u duk edhe nga fjalimi i djeshëm për publikun e presidentit tonë, Aleksandar Vuçiq, i cili disa herë përsëriti se dëshiron paqe”, por gjithashtu tregon se Kosova vazhdoi pas mesnate me “lëshimin e dokumenteve hyrëse-dalëse”.
“Ne do të bëjmë gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin. Populli ynë është i ngopur, askush nuk mund ta tolerojë terrorin e Albin Kurtit. Në bisedën me serbët tanë pashë se Kurti në mënyrë perfide hyn në luftën institucionale kundër popullit tonë dhe dëshiron ta dëbojë atë nga Kosova ”, ka pretenduar Petkoviq./Paparaci
