Të fundit

Antiterrori u ndalon hyrjen në Shqipëri dy iranianëve

Shqipëria u ka ndaluar hyrjen një burri dhe një gruaje, të cilët janë identifikuar si Batool Soltani dhe Afshin Kalantari, me shtetësi gjermane por me origjinë nga Irani.

Ata kanë mbërritur para disa ditësh në aeroportin e Rinasit me ftesë të ASILA-s së regjistruar dhe legale (Shoqata për Mbështetjen e Iranianëve që jetojnë në Shqipëri) për të marrë pjesë në ceremoninë e miqve të tyre nga Gjermania.

Autoritetet shqiptare kanë kryer deportimin me pretendimin se janë një kërcënim serioz për vendin 72 orë pas mbërritjes në Rinas, ndërsa e njëjta përgjigje u është dhënë edhe autoriteteve gjermane, nga ku janë kthyer.

Ngjarja ndodhi disa ditë pas anulimit të Samitit që MEK do të kryente për shkak të një rreziku për akt terrorist, ndërsa nuk është hera e parë që iranianë me pasaportë gjermane u refuzohet hyrja në vend./abcnews.al/

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci