Këngëtarja e njohur, Loredana Zefi preferon që zakonisht të qëndrojë bionde, por këtë herë ka vendosur të vijë ndryshe.
Këngëtarja ka postuar në Instagramin e saj një foto ku duket me flokë ngjyrë të kuqe.
Gjithsesi mbetet për tu parë nëse ky ndryshim i saj vjen si rezultat i ndonjë projekti të ri, apo thjesht Loredana donte të provonte diçka të re.

Së fundmi Loredana ka qenë në qendër të mediave rozë ku përflitej për një lidhje të mundshme me reperin Noizy gjë të cilën këngëtarja e ka mohuar duke thënë se janë vetëm miq të mirë.
Kënga e saj e fundit ka qenë “Heart attack” në bashkëpunim me reperin Noizy. Kënga është pritur mjaft mirë dhe deri më tani ka grumbulluar me mijëra klikime në Youtube.
