Klubi i futbollit Prishtina ka zgjedhur Hakif Gashin si kryetar të ri.
Në mbledhjen e Bordit Teknik të mbajtur sot Gashi është zgjedhur kryetar i ri, raporton Gazeta Express.
Paparaci kishte raportuar sot për mbajtjen e mbledhjes rreth bordit teknik, teksa aksionari i klubit kishte thënë se nuk kishte persona tjerë të interesuar për blerjen e aksioneve, përpos aksionarëve të vjetër.
“Sot do të takohet bordi teknik ku do të diskutohet rreth problemeve financiare dhe ndryshimi i datës për mbajtjen e kuvendit zgjedhor, pasi që është shumë vonë”, ka thënë Haradini.
Gashi është sipërmarrës i njohur dhe posedon një nga rrjetet më të zgjeruara të supermarketeve në Kosovë, raporton Paparaci.
Ai ishte pjesë e bordit teknik të zgjedhur në mbledhjen e kuvendit zgjedhor, ndërsa është edhe aksionarë i klubit.
Lexo edhe
KF Prishtina me bord të ri: anëtarë edhe pronari i Meridianit e këngëtari Vllasaliu
Pas shpalljes kampion dy vjet më parë, bardh e kaltrit e mbyllën stinorin në pozitën e pestë në tabelë në stinorin paraprak.
Te Prishtina janë zotuar se ky vit do të jetë vit i ndryshimit, madje epokën e re e kanë filluar me zyrtarizimin e trajnerit Ismet Munishi. / Paparaci.com
