Të fundit

Prishtinës e Llapit i bllokohet merkato nga FIFA

Prishtina, Llapi dhe Drenica janë skuadrat nga Superliga e Kosovës të cilave i janë bllokuar transferimet nga FIFA.

Përpos skuadrave nga Superliga pa u ndëshkuar nuk kanë mbetur as ato nga Liga e Parë. Feronikeli, Arbëria dhe Besa nga Liga e Dytë.

Kjo bllokadë nga FIFA vjen si pasojë e borxheve të këtyre klubeve ndaj futbollistëve dhe ish-futbollistëve të cilët i kanë paditur klubet kohë më parë, raporton Gazeta Olle.

Klubi i madh kosovar, FC Prishtina është përballur edicionin e fundit me shumë probleme financiare dhe me futbollistë të cilët shpeshherë edhe i kanë bojkotuar ndeshjet për shkak se klubi nuk i ka përmbushur obligimet ndaj tyre.

Befasia në këtë mes është skuadra e Llapit, që nuk është raportuar kohëve të fundit për ndonjë parregullsi dhe mospërmbushje të obligimeve ndaj futbollistëve, megjithatë Llapi është futur në listën e klubeve që i bllokohet merkato.

Pikërisht Prishtina dhe Llapi janë dy skuadrat me më së shumti transferime në afatin kalimtar veror, të cilët nuk do t’i mund t’i regjistrojnë nëse nuk i kryejnë obligimet ndaj futbollistëve deri në afatin e fundit të caktuar nga FIFA.

Sa i përket Drenicës, klubi kuqezi që në pjesën e dytë të sezonin të fundit është përballur me probleme të mëdha financiare, dhe në këtë merkato nuk ka kryer asnjë transferim.

Klubet e lartëpërmendura rrezikojnë falimentimin në rast se nuk i përmbushin obligimet e tyre ndaj futbollistëve dhe ish-futbollistëve brenda afatit të caktuar.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci