Të fundit

Adele “e shkatërruar dhe e turpëruar” pas ndarjes nga Simon Konecki

Këngëtarja e njohur britanike, Adele ka zbuluar se është ndjerë e shkatërruar dhe e turpëruar, kur doli lajmi për ndarjen nga ish-bashkëshorti, Simon Konecki në vitin 2019.

33-vjeçarja ka folur hapur në një intevistë për “Rolling Stone” në lidhje me emocionet e shkatërruara që e lanë atë në shtrat dhe me ankth pas divorcit të saj.

Albumi i shumëpritur “30” do të publikohet më 19 nëntor dhe do të eksplorojë ndarjen dhe marrëdhënien e saj me djalin, Angelo.

Fituesja e çmimit “Brit” dhe “Grammy” tha se “asnjëherë nuk ishte ndjerë vërtet e pranishme” në shtëpi me familjen e saj, shkruan “The Sun”.

“Më trishtoi shumë. Pastaj të kesh shumë njerëz që thonë se nuk punova aspak për këtë lidhje, më shkatërroi. Më turpëroi”, tha ajo për revistën muzikore amerikane.

Sipas “Rolling Stone”, ajo pësoi “një ankth intensiv disa javësh duke qëndruar në shtrat” pas ndarjes, deri në ditën e ditëlindjes së saj të 31-të në maj 2019.

“U ndjeva se mu rikthye shpresa. Ishte hera e parë që ndjeva se kisha kaluar një mbrëmje vërtet të bukur dhe isha mirë duke qenë në shtëpi dhe duke shkuar në shtrat vetë”, tha Adele.

“Nuk isha e emocionuar, por mezi prisja të nesërmen”, tha tutje këngëtarja.

Duke folur për shpërqendrimin nga ngërçi emocional, këngëtarja e “Rolling In The Deep” tha se ajo e hodhi veten para të gjithëve në çdo gjë për të qetësuar ankthin e saj, duke përfshirë udhëtimin “kudo ku mund të ketë pasur energji të shkëlqyer”.

“Mendova nëse mund ta transformoj forcën dhe trupin tim në këtë mënyrë, me siguri mund ta bëj këtë me emocionet e mia, me trurin tim dhe me mirëqenien time të brendshme”, tha ajo duke reflektuar për humbjen e saj në peshë dhe një mënyrë jetese më të shëndetshme.

Adele nuk ka pasur asnjë lidhje të re qysh ajo kohë, dhe duket sikur i gëzohet këtij fakti.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci