Të fundit

Kalon rezoluta e LVV-së për adresimin e rritjes së çmimeve

Me 61 vota për deputetët e Kuvendit kanë votuar pro rezolutës për adresimin e rritjes së çmimeve.

Ndërkohë, që nuk ka pasur vota kundër apo abstenime.

Kjo rezolutë është propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe përmes saj kërkohet marrja e masave nga Qeveria për adresimin e rritjes së çmimeve të produkteve bazë.

Nga Qeveria është paralajmëruar një ligj për caktimin e marzhës së fitimit maksimal për produktet bazë, ngjashëm siç është bërë me çmimin e derivateve.

Të enjten, Kuvendi ka miratuar edhe raportet vjetore të Agjencisë për Informim dhe Privatësi dhe të KOSTT-it për vitin 2021.

Është miratuar edhe ligji për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci