Melinda akoma mbetet njëra prej artisteve shqiptare më të pëlqyera dhe prej më të komentuarave.
Ajo vetëm në rrjetin social “Instagram” numëron mbi 1.1 milion ndjekës, të cilët i mban aktiv me postime të shumta, shpesh herë provokuese që nuk kalojnë pa vëmendje.
Melinda, sot ka realizuar një video të re në rrjetin social “TikTok”, ku shihet teksa vallëzon nën ritmin e këngës së saj të fundit “Melodia”, ndërsa nuk mungojnë lëvizjet provokuese.
E veshur në të zeza, me një bluzë të shkurtër që vinte në pah belin e saj të hollë dhe pantallona lëkure, këngëtarja duket joshëse dhe plotë energji.
Ndërkohë, kujtojmë që projekti “Melodia” u prit mjaft mirë nga fansat e saj, dhe brenda një kohe të shkurtë ka grumbulluar mbi tre milion klikime në kanalin “YouTube”.



