Të fundit

Kurti: Historia e Kamala Harris është frymëzim për të gjithë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris, ku ka takuar figura të shumta të rëndësishme të politikës botërore, në mesin e të cilëve është edhe  zëvëndëspresidentja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris.

Ai në një fotografi të postuar në llogarinë e tij në Twitter ka shkruar se historia e Harris është frymëzim për të gjithë.

“Ishte nder e kënaqësi të takohesha me Zëvendës Presidenten e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris dhe bashkëshortin e saj, Douglas Emhoff. Historia e saj mbresëlënëse e thyerjes së barrierave është një frymëzim për të gjithë ne”, ka thënë ai.

 

Kujtojmë se Kurti më herët në Samitin e Paqes, iu është drejtuar pjesëmarrësve përmes një video-mesazhi.

Kurti u shpreh se është detyrë e liderëve, shkencëtarëve e aktivistëve që të jenë përparimtar.

“Është detyra jonë si liderë, shkencëtarë e aktivistë, jo të qëndrojmë në margjinat e historisë, por të jemi përparimtarë, ta përqafojmë dhe t’i japim formë asaj duke avokuar për më shumë barazi e drejtësi në gjithë botën”, ka deklaruar Kurti.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci