Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti është shprehur se Kosova ka nevojë për urtësi dhe normalitet në qeverisje.
Reagimi i ish-kryeministrit pason një deklaratë të pasardhësit të tij, Albin Kurti, i cili mes tjerash – në një intervistë për një gazetë italiane – theksoi se Ballkani Perëndimor, veçanërisht Kosova rrezikon një luftë nga Serbia.
“Nga Kosova duhet të dërgohen mesazhe që nxisin pozitivitet për të ardhmen tonë euro-atlantike, për jetë më të mirë e për sigurinë e investimeve”, shkroi Hoti në një status në Facebook.
“Ne duhet që të sqarojmë para të gjithëve se ende kemi çështje të hapura me fqinjin verior, të cilat çështje do t’i zgjidhim me dialog, në koordinim me partnerët tanë ndërkombëtar, sepse opcion tjetër nuk ka dhe nuk do të lejohet të ketë”, përfundoi ai.
