Të fundit

Kushtrim Gashi kërkon falje për situatën e krijuar te Ballkani

Ish-kapiteni i skuadrës së Ballkanit, Kushtrim Gashi ka njoftuar për tërheqjen nga klubi suharekas dhe njëkohësisht ka kërkuar falje për situatën e krijuar.

Gashi kishte paraqitur kërkesë për shkëputje të kontratës me kampionin e kosovës pak para fillimit të garat evropiane, pasi ai nuk kishte raporte të mira me trajnerin Iliri Daja për shkak të minutazhës së vogël.

Përmes një postimi në Facebook, Gashi ka njoftuar se është futbollist i lirë, ndërsa nuk ka hezituar të falënderojë klubin për korrektësi ku edhe ka kërkuar falje për situatën e krijuar, raporton Paparaci.

“Te dashur qytetar te Suharekes , dhe ju tifoz të klubit desha te ju njoftoj se nga sot jam lojtar i lirë. Duke e faleminderuar Presidentin Arsim Kabashi,per korrektsin e treguar per keto 3 vite, e ndjej obligim ti kerkoj falje per situaten qe ndodhi para ndeshjeve ne garant Europiane. Po largohem pas 3 viteve të kaluara me koken lart duke dhen gjithqka nga vetja qdo stervitje , dhe qdo ndeshje pa ndalur as nje 1 minut të vetem deri sa arritem qëllimin që kishim se bashku duke u shpall kampion ne Superligen e Kosoves për her të par në historin e klubit”, thuhet në postimin e Gashit.

Ttutje, Gashi e ka lënë të hapur mundësinë për një rikthim të mundshëm te kampioni i kosovës.

“Duke i deshiruar te gjitha sukseset e mundshme ne garat Europiane po largohem duke ju then vetem Mirupafshim por jo edhe Lamtumir”, përfundon postimi i ish-kapitenit.

Gashi nuk ishte ftuar fare nga trajneri Ilir Daja në ndeshjet evropiane, duke e shtyrë kështu të largohet nga klubi, ani pse kishte kontratë të vlefshme edhe për një vit tjetër. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci