Të fundit

Dua Lipa shijon bukuritë e Shqipërisë

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa ka shijuar qëndrimin e saj në Kosovë.

Pas Kosovës, Dua po shijon destinacione të ndryshme edhe në Shqipëri.

Autorja e hitit ”Levitatig” ka shijuar kuzhinen tradicionale shqiptare.

Ajo ka drekuar së bashku me babain e saj, Dukagjin Lipën tek “Mrizi i Zanave” në fshatin Fishtë në Lezhë.

Faqja zyrtare e “Mrizit të Zanave” në rrjetet sociale, ka ndarë foto së bashku me Duan dhe Dukagjin Lipën, duke shprehur falenderimet për promovimin e projektit të tyre të agrokulturës.

“Ndihemi të privilegjuar t’ju shërbejmë të ftuarve Dua dhe Dukagjin Lipa, të cilët janë një ndihmë e madhe për të promovuar projektin tonë agrokultuor, i cili është i lidhur me tokën e mrekullueshme të Zadrimës. Falenderime nga i gjithë stafi dhe fermerët që punojnë me ne,” -shkruhet në postimin në Tëitter të “Mrizit të Zanave”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci