Moderatorja shqiptare, Arbana Osmani ka risjellur disa momente emocionuese të banorëve gjatë qëndrimit në “Big Brother Vip” ku e gjithë vëmendja është përqendruar në mungesen e aktorit, Donald Veshaj dhe këngëtares Beatrix Ramosaj.
Arbana këtë foto-album e ka sjellur pas lajmit se dy ish-banorët, Einxhel Shkira dhe Dj Dagz do të bëhen prindër për herë të parë.
View this post on Instagram
Moderatorja ndau disa foto me disa ish-banorët mes të cilëve ishin, Einxhel Shkira, Dj Dagz, Dj Pm, Ilir Shaqiri, Fifi dhe Sabiani. Por megjithëse morën vëmendje të madhe gjatë formatit, Arbana nuk i përfshiu në foto-albumin e saj Beatrix Ramosajn dhe Donald Veshajn. Këto të fundit ishin në qendër të vëmendjes për muaj me radhë për shkak të historisë së dashurisë që nisën në BBV.
Lënia në hije e Donaldit dhe Beatrix nga ana e Arbanës, është vënë re edhe nga ndjekësit e saj, të cilët menjëherë kanë reaguar përmes komenteve.

Disa nga ndjekësit rikujtojnë momentet e ish-çiftit në format, për të treguar emocionet që ata dhuruan.
Ndërsa në komente të tjera moderatorja pyetet pse nuk është përfshirë aktori i humorit në foto-album, duke shtuar se ajo ka publikuar ish-banorët me të cilët sipas tyre ajo ka raporte të mira.




