Të fundit

Finlanda e kufizon dhënien e vizave për rusët

Finlanda do të ulë numrin e vizave të lëshuara për rusët nga 1 shtatori, tha në një deklaratë Ministria e Jashtme Finlandeze.

Kalimet kufitare tokësore finlandeze kanë mbetur ndër pikat e pakta të hyrjes në Evropë për rusët, pasi një varg vendesh perëndimore mbyllën hapësirën e tyre ajrore për avionët rusë në përgjigje të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Qeveria finlandeze ra dakord të martën të zvogëlojë numrin e tyre, pasi turistët rusë filluan të përdorin aeroportin Helsinki-Vantaa të Finlandës si një portë për në destinacionet evropiane të pushimeve pas heqjes së kufizimeve kufitare të lidhura me pandeminë nga Rusia një muaj më parë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci