Të fundit

Haxhiu e quan “kalama” Abdixhikun: Duket se e ka një problem serioz

Gazetari Baton Haxhiu ka reaguar pasi kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku e ka refuzuar takimin me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.

Haxhiu ka thënë se ka problem serioz me të kuptuarit e të qenurit kryetar i LDK-së.

“Lumir Abdixhiku duket se e ka një problem serioz me keqkuptimin që ka për postin e kryetarit të LDK”.

Haxhiu është shprehur i ashpër me Abdixhikun ku në një shkrim e ka quajtur “kalama”.

“Teka të tillë kalamajsh, që mendojnë se është rasti që t’i tregojnë Presidentit të Shqipërisë se ka një farë rëndësie, janë fyese për LDK-në”, ka shkruar Haxhiu.

Haxhiu tutje ka shkruar se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku nuk mund t’ia imponoj presidentit të Shqipërisë që të shkoj në selinë e partisë.

“Ai nuk mund t’i imponojë Presidentit të Shqipërisë të shkojë nëpër seli partish. Bajram Begaj nuk është president politik. Nuk është as ndonjë partizan i së majtës apo së djathtës në Shqipëri. Ai është thjesht një president jo politik, i cili ka përkushtimin të jetë korrekt me protokollin e shtetit dhe seriozitetin e institucionit. Është thjeshtë një president jo politik, me të cilin është e tepërt të bësh politik për të rënë në sy, që kryetari i LDK të ndjehet si president dhe Presidenti i Shqipërisë duhet të ndjehet si vartës i tij”, ka shkruar gazetari Haxhiu.

Në rreshtat vijues gazetari Haxhiu e ka “goditur”, kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun.

Sipas tij Abdixhiku ka rëndësi vetëm brenda zyrës së LDK-së, ku është partia e tij por që nuk po arrin të bëhet kryetar.

“Por, pavetëdijshëm pozicionimi i Lumirit brenda zyrës e shpjegon edhe pozicionin e tij për vetën. Ai ka rëndësi vetëm brenda zyrës, prandaj s’e tejkalon dot. LDK-ja është partia e tij, po ky assesi të bëhet kryetar i saj”, ka shkruar Haxhiu

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci