Të fundit

Inflacioni vjetor në Kroaci ngritet në 12.3% për muajin korrik

Çmimet e konsumit në Kroaci u rritën me 12.3 për qind në korrik në krahasim me të njëjtin muaj të vitit 2021, që është norma më e lartë e inflacionit që kur Enti Shtetëror i Statistikave i mban këto të dhëna dhe është kryesisht pasojë e rritjes së çmimeve të karburantit dhe ushqimit.

Në korrik, inflacioni i matur me indeksin e çmimeve të konsumit ka shënuar rritje mujore prej 0.4 për qind, ndërsa krahasuar me fundin e vitit të kaluar është rritur për 7.1 për qind.

Në bazë vjetore, rritja më e lartë e çmimeve ishte transporti 19.2 për qind, pijet dhe pijet joalkoolike (18.3), restorantet dhe hotelet (16.8), pajisjet shtëpiake dhe mirëmbajtja e rregullt e shtëpisë (14.1), rekreacioni e kultura (10%), banesa, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (9.7%), mallra dhe shërbime të ndryshme (7.0%) dhe veshje e këpucë 5.5 për qind.

Inflacioni në Kroaci në qershor ishte 12.1 për qind me bazë vjetore.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci