Të fundit

Spahiu krahason enveristët e Kosovës dhe Shqipërisë

Opinionisti nga Mitrovica, Nexhmedin Spahiu ka thënë se enveristët në Kosovë janë “më të dëmshëm” sesa enveristët në Shqipëri.

Spahiu ka deklaruar se enveristët nga Kosova janë martirizuar për ideologjinë enveriste.

“Enveristët kosovarë janë shumë më të rrezikshëm e më të dëmshëm për shoqëri, se sa enveristët e Shqipërisë. Janë të martirizuar, kanë humbur rininë nëpër burgje e me këtë kanë argument të fortë të anti-serbizmit në ndërkohë që vetë ideologjia e tyre është në shërbim të Serbisë”, ka thënë Spahiu.

Deklaratat e Nexhmedin Spahiut shpesh kanë ndezur debat në opinionin kosovar.

Së fundmi ai e paraqiti edhe një teori që thoshte se “protestat studentore të vitit 1981 ishin organizuar nga shërbimi sekret serb”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci