Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbërritur i pari në takimin e nivelit të lartë të dialogut Kosovë-Serbi, i cili po zhvillohet sot në Bruksel me ndërmjetësimin e përfaqësuesve të BE-së.
Pamjet e takimit, të cilat i ka publikuar uebsajti i Komisionit Evropian, tregojnë se si Kurti pyet dy përfaqësuesit e BE-së, Joseph Borrell dhe Miroslav Lajçak, se në cilën anë të ulet.
Lajçak i sugjeron atij të vendoset në krahun e djathtë të ndërmjetësuesve.
Ndërkaq, Vuçiq vjen në takim pas mbërritjes aty të Kurtit.
Takimi tre palësh mes Kosovës, Serbisë dhe BE-së ka nisur sot rreth orës 11:00. /Paparaci.com
