Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar komune të Prishtinës ka votuar sot, e më pas ka ftuar të gjithë qytetarët e Prishtinës që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votë, pasi që siç ka thënë tutje ai, sot vendoset fati i kryeqytetit.
Ai pas votoi tha se dita e zgjedhjeve është thelbësore për demokracinë dhe shtetin.
“Sapo shfrytëzova të drejtën e votës. Dita e zgjedhjeve është thelbësore për demokracinë dhe shtetin. Sot vendoset fati i kryeqytetit tonë dhe ndaj është e rëndësishme që secila dhe secili të marrin pjesë në këtë proces të votimit. Bëj ftesë masivisht që të gjithë të dalin në këto zgjedhje, ta forcojmë demokracinë dhe të japim shembull të demokracisë sikur vitet e kaluar”, tha ai.
