Të fundit

Procedohen pagesat e subvencioneve për bujqit

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka njoftuar se të premten është proceduar një pagesë e radhës për subvencionet e bujqve.

Sipas tij, 7 milionë euro janë proceduar në orët e para të ditës së sotme për pagesë, nga të cilat do të përfitojnë 5.715 bujq.

“Po e përmbyllim javën me 12,128,781.73 milionë euro të proceduara për pagesë për 8,806 bujq, përfitues të Programit për Pagesa Direkte / Subvencione 2022 për çdo kulturë bujqësore. Vlera e proceduar sot për pagesë është rreth 7 milionë euro ndërsa numri i bujqve që do t’i përfitojnë këto mjete është 5,715”, ka shkruar Peci në Facebook.

Ai ka theksuar se, duke qenë se afati për sasinë e dorëzuar të grurit është data 2 shtator, edhe pagesën për këtë sasi, në vlerë prej 0.03 €/kg, MBPZHR – AZHB do ta bëjë pas kësaj date si pagesë të veçantë për të gjithë aplikuesit të kulturës se grurit që dëshmojnë sasinë e dorëzuar të grurit, bazuar në kriteret e parapara me Programin e Pagesave Direkte 2022.

Dëshmia për sasinë e dorëzuar të grurit dorëzohet në Drejtoritë Komunale për Bujqësi në Komunat përkatëse deri më 02 shtator 2022 në ora 16:00.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci