Të fundit

Zhduket një e mitur në Gjilan

Një femër ka raportuar se vajza e saj e mitur ka dalë nga shtëpia (me shoqet e saj) dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 22:00 në rrugën “Kumanova”, në Gjilan.

Tutje në raport bëhet e ditur se lidhur me rastin është informuar prokuror, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj  e mitur, viktima femër  kosovare, ka dalë nga shtëpia (me shoqet e saj) dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci