Të fundit

Casemiro do të fitojë dyfishin e parave te United

Manchester United është duke kërkuar me ngulm transferimin e mesfushorit të Real Madridit, Casemiro.

Drejtuesit e klubit anglez i kanë ofruar dyfishin e pagës mesfushorit brazilian në rast se transferohet në “Old Trafford”.

Ai pritet të bëhet njëri prej futbollistëve më të shtrenjtë te “Djajtë e kuq”, duke fituar rreth 350 mijë funte në javë.

Vetëm sulmuesi, Cristiano Ronaldo dhe portieri David de Gea përfitojnë më shumë se ai.

United ka dorëzuar ofertën e parë te Realin për transferimin e 30-vjeçarit, me shumën prej 60 milionë funtave.

Casemiro ka qenë në Real Madrid pothuajse një dekadë pasi u transferua atje nga Sao Paulo në 2013.

Që atëherë ai ka fituar pesë Liga të Kampionëve, tre La Liga dhe tre Kupa të Botës për Klube.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci