Dy aeroplanë ushtarak, një i Forcave Ushtarake të Suedisë dhe një i ushtrisë amerikane, kanë flutuar të enjten mbi qiellin e Kosovës, bëhet e ditur nga platforma ajrore e gjurmimit të fluturimeve, Flight Radar 24.
Sipas të dhënave të paraqitura në platformën Flight Radar24, një aeroplan suedez “Air Force Gulfstream” po ateronte në Kosovë sot rreth orës 10:30, transmeton Paparaci.
Ndërkaq, një aeroplan ushtarak amerikan, furnizues i karburanteve, “Air Force KC-135E”, u largua sot nga Kosova. Ai është ngritur nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës mëngjesin e sotëm, për t’u larguar jashtë kufirit ajror në jug të Kosovës, njofton platforma Flight Radar24.
Të dy aeroplanët janë të modelit ushtarak.
⚡️Interesting assets over #Kosovo
Swedish Air Force's Gulfstream ready to land, while US Air Force's KC-135E aerial refueling aircraft left Prishtina International Airport "Adem Jashari". pic.twitter.com/lbinM1HAhO
— 🇽🇰Blirind DANJOLLI (@Blirind) August 19, 2022
