Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka konfirmuar dëshirën e Casemiros për tu larguar nga madrilenët.
Mesfushori brazilian pritet ti bashkohet Manchester United, me një kontratë që do ta bënte atë njërin prej futbollistëve më të paguar te “Djajtë e kuq”.
“Kam folur me Casemiron dhe ai dëshiron të provojë një sfidë të re. E kuptojmë vendimin e tij. Negociatat vazhdojnë, por ai ka vendosur të largohet nga Real Madrid. Planet e mia nuk do të ndryshojnë me largimin e Casemiros, pasi kemi Modric, Kroos, Tchouameni, Ceballos, Valverde dhe Camavinga. Gjashtë mesfushorë janë mjaftueshëm për këtë sezon. Ata janë shumë të mirë”, është shprehur trajneri italian i Real Madrid, Carlo Ancelotti.
Drejtuesit e United janë të gatshëm të paguajnë rreth 60 milionë funte për transferimin e 32-vjeçarit.
