Të fundit

Blerim Krasniqi zyrtarizohet te skuadra rumune

Skuadra rumune, CS Mioveni ka zyrtarizuar të premten transferimin e futbollistit shqiptar, Blerim Krasniqi.

Krasniqi kishte shkëputur mbrëmë kontratën me klubin e Gjilanit, ndërsa sot është zyrtarizuar te klubi i ri.

Sulmuesi 26-vjeçar tashmë i është bashkuar skuadrës së drejtuar nga Alexandru Pelici.

Krasniqi sezonin e fundit ishte pjesë e Gjilanit, teksa ka shënuar dy gola në garat evropiane.

Në total, ai ka 169 paraqitje në garat e brendshme të Shqipërisë dhe Kosovës, në të cilat ka shënuar 33 gola dhe ka dhënë 18 asistime.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci