Është raportuar se është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij një person në Ferizaj.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante policore si dhe mjeku kujdestar ku ka konstatuar vdekjen e tij.
Sipas Policisë, me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.
Në raportin 24-orësh të PK-së thuhet se rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:30.
