Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë ditës së sotme është takuar edhe me krerët e opozitës, Ramush Haradinajn, Lumir Abdixhikun dhe Memli Krasniqi.
Përmes një postimi në Twitter Lajçak ka dhënë detaje nga ky takim.
“Në Kosovë sot u takova edhe me liderët e opozitës shqiptare të Kosovës për t’i informuar ata mbi Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. E mirëprita mirëkuptimin dhe mbështetjen e tyre për Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, i cili është në interesin kombëtar për Kosovën”, shkruan ai.
In Kosovo today, I also met with the leaders of the Kosovo Albanian opposition to brief them on the EU-facilitated Dialogue. I welcomed their understanding and support for Dialogue on normalisation of relations, which is in the national interest for Kosovo. pic.twitter.com/5HmCfhemGV
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) August 24, 2022
