Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku e ka ripërsëritur se audienca e Kosovës në dialogun Kosovë – Serbi nuk është presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic.
Sipas saj, Serbia edhe mund të mos pajtohet me marrëveshjen përfundimtare me njohjen reciproke në qendër.
“Tek e funidt, nuk janë pajtuar as në Rambuje (marrëveshje e cila na e solli lirinë) e as ne Vienë (marrëveshje e cila na e solli pavarsinë)”, shkroi ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA.
“Audienca jonë janë Washingtoni dhe Brukseli. Ata duhet t’i bindim se jemi serioz dhe të pregaditur. Ata mbajnë çelësin e anëtarësimit të Kosovës në BE dhe NATO”, u shpreh ajo.
