Kampioni i peshave të rënda të WBC, Tyson Fury u ka dhënë promotorëve të interesuar shtatë ditë afat për të mbledhur para për luftën e tij kundër Oleksandr Usyk.
Të shtunën, Usyk mundi Anthony Joshua dhe mbajti të gjitha rripat në organizatat WBA, IBF dhe WBO, të cilat së bashku me WBC përbëjnë “pesëshen madhështore”.
Fury njoftoi tërheqjen e tij pas fitores kundër Dillian Whyte në prill, me të cilën ai ruajti titullin WBC, por tani ai ka thënë se është gati të ndryshojë vendimin e tij.
Megjithatë, të interesuarit për të organizuar një përleshje mes britanikut 34-vjeçar dhe boksierit ukrainas duhet të nxitojnë me ofertën, sepse Fury ka dhënë një afat prej shtatë ditësh për të mbledhur paratë e nevojshme për organizimin e ngjarjes. Shuma që duhet mbledhur është 500 milionë paund.
Pjesa më e madhe e këtyre parave do të ndahej mes Fury dhe Usyk, ndërsa paratë e mbetura do të shpenzoheshin për organizimin spektakolar të eventit.
“I them të gjithëve që duan të organizojnë një luftë që t’u jap shtatë ditë të tëra, deri më 1 shtator, për të marrë paratë, dhe nëse nuk i bëjnë – faleminderit, ishte e mrekullueshme, unë jam në pension. Të gjitha ofertat duhet të jenë dërguar avokatit tim me shkrim dhe me dëshmi të aftësisë paguese, le të fillojnë lojërat”, tha Fury.
