Të fundit

Befason Graniti, flet për vështirësitë dhe pëlqimet e reja në “BBV”

Granit Cana ishte i ftuar në Fan Club të “Big Brother Vip” për të diskutuar rrugëtimin e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Në Fan Club, ai u diskutua për afrimitetin me Fifin, ‘përdorjen’ e saj, stepjen prej saj, dhe sidomos për xhelozinë që Fifi ndjente ndaj vajzave të tjera e veçanërisht Semit.

Semi edhe Graniti, shpesh janë parë të afruar me njëri-tjetrin, madje edhe rrëfimet më emocionuese, si atë për ndarjen e prindërve e shumë vështirësi të tjera të jetës, Graniti i ndau me Semin.

Sa i përket raportit të tij me këngëtaren, Graniti është shprehur se ndihet mirë e po ashtu ka thënë se “është detyruar” të largohet nga “Big Brother VIP”, për shkak të debateve që ka patur me Fifin.

Por, Graniti nuk e lë me kaq, pas daljes nga “Big Brother VIP”, ai befason me emrin e banores për të cilën thotë se ka pëlqim, duket se Fifi nuk ka gabuar me përshtypjest e saja.

Graniti për Fan Club, pranoi se Semi është vajza që i pëlqen më shumë brenda shtëpisë. Ai tha se nëse nuk do ishte i lidhur me vajzën jashtë shtëpisë, do lidhej me Semin.

I pyetur se çfarë i pëlqen te Semi ai përmendi fillimisht pamjen fizike dhe më pas karakterin.

Graniti gjithashtu u shpreh se asnjëherë nuk i ka dhënë Fifit hapa vazhduese dhe nuk e ka mbajtur kurrë me shpresë, por thjesht ka bërë atë që ka ndjerë në moment dhe me ironi thotë se nuk i ka premtuar asaj të martohen bashkë, por thjesht nuk ka dashur ta humbasë si mikeshë

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci