Të fundit

Ballkani duartrokitet nga tifozët e Shkupit

Ballkani shkruan historinë dhe bëhet skuadra e parë shqiptare që arrin të kualifikohet në grupet e Conference League. Skuadra e Ilir Dajës fitoi me rezultatin e përgjithshëm 3-1 ndaj ekipit shqiptar të Shkupit.

Skuadra nga Suhareka ia doli të merrte rezultatin 1-2 në sfidën e luajtur një javë më parë në Shkup, ndërsa mbrëmjen e kësaj të enjte ka triumfuar me rezultatin 1-0 edhe në takimin e zhvilluar në “Fadil Vokrri”.

Megjithatë një nga momentet më të veçanta të kësaj mbrëmje ishte pas përfundimit të takimit.

Skuadra e Ballkanit është duartrokitur nga tifozeria e ekipit të Shkupit, të cilët festuan së bashku me tifozerinë e Suharekës kualifikimin për herë të parë të një skuadre shqiptare në grupet e Conference League.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci