Të fundit

Tërhiqet shorti, Ballkani mëson kundërshtarët në Ligën e Konferencës

Slavia Praha, Sivasspori dhe Cluj janë kundërshtarët e Ballkanit në fazën e grupeve të UEFA Conference League.

Ballkani është pjesë e Grupit G të Ligës së Konferencës.

Ballkani shkroi historinë duke u bërë skuadra e parë kosovare që arrin fazën e grupeve në garat evropiane.

Kampioni i Kosovës fillimisht kishte nisur garat në eliminatore e UEFA Champions League, ndërsa pas eliminimit i ishte dhënë edhe një rast i dytë në UEFA Conference League.

Skuadra e udhëhequr nga trajneri Ilir Daja kishte eliminuar La Fioritan, Klaksvikun dhe tashmë Shkupin për të siguruar inkuadrimin në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Liga e Konferencës është garë e nivelit të tretë në Evropë për klube, teksa ky është sezoni i dytë që zhvillohet kjo garë. Vitin e parë trofeun e Ligës së Konferencës e kishte fituar skuadra e Romës në krye me Jose Mourinhon. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci