Kryeministri Albin Kurti sot ka qenë i ftuar në BBC World Service, pas marrëveshjes së djeshme që u arrit në mes të Kosovës dhe Serbisë për dokumentet identifikuese.
Kurti ka folur rreth bisedimeve në mes dy vendeve të zhvilluara në Bruksel.
“Kemi pasur bisedime ne Bruksel, bisedime këto që nuk kanë qenë të lehta, por rezultatet janë të kënaqshme sepse tani kemi reciprocitet mes Kosovës dhe Serbisë, në kuptimin e lëvizjes së lirë, për qytetarët e të dyja vendeve”, theksoi i pari i qeverisë, teksa këto bisedime i ka cilësuar si jo të lehta.
