Të fundit

Policia e Kosovës ka filluar patrullimin me pajisje inteligjente

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, ka filluar të zbatojë projektin “Patrullimi Inteligjent” përmes automjeteve policore me pajisje inteligjente me qëllim të ngritjes së kapaciteteve operative që synojnë rritjen e sigurisë në komunikacion.

Sipas komunikatës së lëshuar nga Policia, të hënën, këto automjete janë të pajisura me sensorë e radarë që gjatë lëvizjes së veturës monitorojnë rrugën, identifikojnë kundërvajtësit duke bërë matjen e shpejtësisë se mjeteve në lëvizje në këndin 360 shkallë, si dhe detektojnë tejkalimin në vijë të plotë e përdorimin e telefonit.

“Në ekranin e vendosur brenda veturës, zyrtarët policorë mund të shohin veturat që janë në rrugë se me çfarë shpejtësie po lëvizin, do të kenë informacione edhe për targat e veturës së detektuar e detaje të tjera që e bëjnë më të lehtë identifikimin e kundërvajtësve”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu, raportohet se nëpërmjet këtyre pajisjeve bëhet leximi i targave dhe identifikimi i mjeteve të paregjistruara, targave të vjedhura si dhe identifikimi i personave në automjetet në lëvizje që janë të kërkuar nga organet drejtësisë.

“Qëllimi i Policisë së Kosovës nuk është gjobitja e ngasësve të veturave, por parandalimi që të kem sa më pakë aksidente të trafikut”, thuhet më tej në njoftim.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci