Të fundit

Vdes një ushtar i KFOR-it në Prishtinë

Një ushtar hungarez i Forcës së Kosovës të udhëhequr nga NATO (KFOR) ka vdekur në Prishtinë të dielën, ka njoftuar KFOR-i.

Vdekja e ushtarit nuk ndërlidhet me operacionet e KFOR-it në Kosovë.

“Me zemër të rënduar njoftojmë se një pjesëtar ushtarak i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja ka ndërruar jetë dje në Prishtinë për shkaqe natyrale”, thuhet në njoftim.

Aktualisht po bëhet njoftimi i të afërmve të ushtarit, ka bërë të ditur KFOR-i, raporton Paparaci.

“Në emër të të gjithë ushtarëve të KFOR-it të NATO-s shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta. Zemra ime është me familjet dhe miqtë e ushtarit të ndjerë dhe me gjithë kontingjentin hungarez të dislokuar në Kosovë”, tha gjeneral-majori, Ferenc Kajari.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci