Të fundit

Bajrami kritikon pushtetin, tregon kur hyn në fuqi ligji i pagave

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka kritikuar pushtetin pasi nga slogani ‘krejt dhe drejt’ është shndërruar kundër të gjithëve.

Sipas saj, partia në pushtet është kundër mediave pse s’po raportojnë sipas qejfit te tyre, teksa shtoi se dikur protestonte e merrte pjesë në secilën grevë është kundër të gjithë sindikalistëve.

Ajo u shpreh se LVV-ja në pushtet është kundër mësuesve, pse po kërkojnë rritje pagash dhe është kundër kujtdo që ankohet pse po ka reduktime të energjisë elektrike në pikë të verës.

“Partia në pushtet është kundër secilit që ia thotë të vërtetën Albin Kurtit se po jetëson marrëveshjet e mëhershme me Serbinë; Partia në pushtet po del kundër secilit që ia kujton kohën se kur ishte në opozitë kishte tentuar të kallë Kosovën për marrëveshjet me Serbinë që po jetësohen nga Albin Kurti; Nuk po e di kush po ju mëson e këshillon t’i shihni të gjithë si armiq. T’i shihni si armiq edhe votuesit tuaj pasi keni marrë 51 për qind të votave”, shkroi ajo në një postim në Facebook.

Teksa foli për kërkesat e sindikalistëve ajo tregoi se të enjten ka rrezik të mos fillojë viti i ri shkollor.

Ndërsa i bëri thirrje kryeministrit Albin Kurti që të reflektojë dhe të gjejë një zgjidhje, u tha atyre që mos të thirren në Ligjin e Pagave.

Sipas saj, Ligji i Pagave hyn në fuqi tetë muaj pas publikimit në Gazetën Zyrtare.

“Qysh mundeni me u thirrë në Ligjin e Pagave kur në versionin që është në konsultim të brendshëm thotë se Ligji hyn në fuqi 8 muaj pas publikimit në Gazetë Zyrtare. A e dini çka i bjien kjo? Kjo është sikur me thanë ne do ta bëjmë Ligjin dhe do ta zbatojë Qeveria tjetër (nëse marrim parasysh se Ligji është në ende në konsultim të brendshëm, duhet të dalë në konsultim të jashtëm, mandej procedurat e Kuvendit)”, deklaroi ish-ministrja e Financave.

“Nuk përmirësohet arsimi në vendin tonë pa e kthye dinjitetin e mësuesit dhe sigurisht se kjo nuk mund të bëhet me kërcënime Uluni dhe bisedoni, mos na merrni në qafë”, theksoi Bajrami.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci