Të fundit

Nagavci u bënë thirrje mësimdhënësve të mos mbajnë grevë

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, u ka kërkuar të mërkurën punëtorëve të arsimit që të mos mbajnë grevë, një ditë para fillimit të vitit të ri shkollor.

Nagavci, në një konferencë për media ka thënë se greva e shpallur nga BSPK-ja, në shumicën e institucioneve nuk është duke u zbatuar, derisa ka thënë se aktiviteti i punës është duke u zhvilluar njëjtë.

“Edhe pse kjo grevë u shpall nga BSPK-ja, e njëjta nuk është duke u mbajtur në të gjitha institucionet. Sipas informatave tona, mbi 90 për qind të institucioneve publike nuk po mbahet. Andaj unë kërkoj që të mos ketë grevë as në institucione arsimore. Ju siguroj se gjatë mandatit tim i kemi bërë të gjitha sigurimet e mundshme për punëtorët e arsimit. I kam pranuar në takim sa herë që ka kërkuar SBASHK-u. E njohim organizimin sindikal, por duhet të përmendim se respektimi i ligjit nënkupton atë në tërësi dhe jo pjesërisht. I lus punëtorët e arsimit ta lexojnë ligjin në plotëni. Kemi tejkaluar edhe kërkesat e sindikatave në projektligjin e pagave. Është përmirësuar pozicionimi i stafit në sektor arsimor që është lënë anash nga ligjet e kaluara”, ka thënë Nagavci në konferencë për shtyp.

SBASHK-u ka paralajmëruar se punëtorët e arsimit do të jenë në grevë dhe procesi i vitit shkollor nuk do të fillojë më 1 shtator. Sipas SBASHK-ut, greva do të zgjasë deri në plotësimin e kërkesave të tyre, siç është ndarja e 100 eurove për mësimdhënësit deri në miratimin e Ligjit për paga.

Nagavci bëri me dije se nga ky vit, për herë të parë, fëmijët në klasën e parë në Kosovës dhe Shqipëri do të mësojnë nga e njëjta abetare.

Ajo gjithashtu pretendon se për herë të parë tekstet shkollore janë shpërndarë pa vonesa, përveç klasës së pestë, për të cilën thotë se janë ende në proces të shpërndarjes.

 

 

 

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci