Këngëtari Blero dhe modelja Afrona Dika së fundmi kanë qenë në kryefjalën e mediave rozë. Dyshja i dhanë fund martesës së tyre.
Krahas kësaj mes dyshes me sa duket nuk ka mbetur as miqësi, pasi ata po vazhdojnë ta thumbojnë njëri-tjetrin. Madje as nuk e ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale.
Pak ditë pasi Afrona publikoi disa fotografi të reja, ku shfaqej e freskët dhe mjaft tërheqëse, Blero duket se ka vendosur ta “thumbojë” përmes një postimi në ‘Instagram’.
Blero, ka publikuar një fotografi në sauna, në mbishkrimin e së cilës pati disa fjalë mjaft “thumbuese”.

“Nuk ka njerëz më të hidhur, se ata që bëhen të ëmbël vetëm për interes”, ishte mbishkrimi i këngëtarit.
