Të fundit

Martohet aktori i “Game Of Thrones”

Ylli i “Game Of Thrones “, Jack Gleeson është martuar me të dashurën e tij Roisin O’Mahony në një ceremoni në County Kerry, Irlandë.

30 vjeçari, i cili njihet më së shumti për rolin e Joffrey Baratheon në serialin e famshëm, u martua me aktoren në Kishën e Zemrës së Shenjtë në The Glen, Ballinskelligs.

Ishte prifti Patsy Lynch ndau lajmin në Twitter, duke e përshkruar ceremoninë si të thjeshtë dhe dinjitoze. Krahas disa fotografive, ai shkroi:”Ceremoni martese shumë e thjeshtë, plot lutje dhe dinjitoze për personazhin e famshëm të filmit Jason Gleeson dhe Roisin: The Glen Church”.

Duke folur për The Irish Independent, Lynch tha se çifti planifikon të ketë një ceremoni të dytë për të shënuar martesën e tyre në Angli.

Ai tha se çifti vendosi të mbante një ceremoni në County Kerry pasi ata kanë pushuar në Ballinskelligs, The Glen, për shumë vite dhe kanë kujtime të lumtura atje.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci