Të fundit

Haradinaj kërcënon Kurtin: Ndalu vetë e mos lejo të të ndalin

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka kritikuar ashpër qeverisjen e drejtuar nga Albin Kurti pas paralajmërimeve të kësaj të fundit për ndaljen e pagave për grevistët në arsim dhe mos zgjidhjen e problemeve me energji elektrike.

Ai ka thënë se Kurti duhet të heqë dorë nga mënyra aktuale e qeverisjes.

“Ky vend nuk është pronë e jotja. Ti ke marrë votë me qeverisë vendin e jo me shkatërruar atë. Hiq dorë nga kjo mënyrë e qeverisjes sa nuk është bërë vonë. Ktheju popullit, sepse po t’u kthye ai ty, do të përfundosh me turp. Ndalu vetë e mos lejo të të ndalin”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

“Ku po dëshiron ta dërgosh vendin o Albin Kurti?! A je tu e pa që je duke e shkatërruar me themel!? Me çfarë të drejte ua ndalë pagat personelit arsimor? Me cilin ligj a me cilën kushtetutë? Kush janë ata sejmenë trima që i kërcënojnë e i shantazhojnë mësuesit!? Kush ta ka dhanë atë të drejtë që në pikë të verës ta lësh popullin në terr! Pse e ke penguar ndërtimin e Kosovës së Re? Pse nuk i ke hapë rrugë gazit për energji? Pse po i mbanë paratë e popullit në arkën e shtetit e nuk po i rrit rrogat? A ta ka thanë dikush se njerëzit kanë filluar të vuajnë edhe për bukë?”, ka shtuar ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci