Të fundit

Tërnava inspekton punimet në Xhaminë Qendrore

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës myftiu Naim Tërnava, ka inspektuar këtë të enjte punimet në Xhaminë Qendrore në Prishtinë.

BIK-u përmes një komunikate për media bën të ditur se ai ka parë nga afër fazën aktuale ku po zhvillohen punimet me një intensitet të shtuar.

Myftiu Tërnava është shprehur i kënaqur me punën që po zhvillohet për ngritjen e kësaj xhamie për nevojat e besimtarëve.

“Siç po shihet edhe nga pamjet, tashmë xhamia ka filluar të marrë vetën, pra është betonuar një pjesë e saj. Pritet që deri në fund të muajit të vihet edhe pllaka e parë dhe punët do të vazhdojnë edhe më me intensitet”, ka thënë ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci