Të fundit

Qeveria e refuzoi, nis takimi mes Jasharajt dhe Abdixhikut

Rrahman Jasharaj është pritur në takim nga Lumir Abdixhiku në selinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Takimi mes kryetarit të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit (SBASHK) dhe liderit të LDK-së ka nisur sot rreth orës 11:00.

Jasharaj dhe anëtari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Ali Gashi, pritet që gjatë ditës të takohen edhe me liderin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

SBASHK-u dhe Qeveria e Kosovës nuk kanë gjetur ende zgjidhje për grevën e shpallur më 25 gusht. Si reagim ndaj grevës, qeveria nuk ekzekutoi pagat e plota të muajit gusht për mësimdhënësit.

Për shkak të mosekzekutimit të pagave, më 1 shtator, Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK), ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë kundër ministrit të Financave, Hekuran Murati.

Për shkak të grevës, në Kosovë më 1 shtator nuk ka nisur viti i ri shkollor 2022/2023, pavarësisht se Ministria e Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit ka deklaruar se janë bërë të gjitha përgatitjet për një gjë të tillë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci