Të fundit

Dj Pm “i kërkon dorën” një vajze tjetër

Blogerja Sarah Berisha dhe Dj PM janë një nga çiftet më të dashur që pas daljes nga “Big Brother VIP Albania”. Ata postojnë herë pas here video dhe foto së bashku.

PM njihet për shakatë e tij dhe Sarah për përgjigjet epike që i jep, por situata e fundit nuk ka qenë aspak e planifikuar nga PM.

Një vajzë në TikTok i ka prezantuar nënës së saj PM-in, duke i thënë se ai do t’i kërkojë dorën e duke ja prezantuar atë si dhëndrin e ardhshëm.

Trendi i ri i TikTok-ut nuk i shpëtoi dot PM, por reagimi më i bukur erdhi nga vetë Sarah.

Sarah ka shpërndarë videon në Instagram ku ka shkruar: “Unë mendoj se mami dhe vajza paskan shije të mirë. Të dashurit tim i doli sërish fati!”

Më herët, Sarah zbuloi edhe nëse komentet e pavërteta për PM e lëndonin atë.

“A të lëndojnë kur të shkruajnë komente të pavërteta lidhur me PM”?, i shkruan një ndjekës.

“Njerëzit atë punë kanë! Gjithmonë e kanë diçka për të thënë, si për mirë, si për keq. E rëndësishme është që ne jemi në rregull me njëri tjetrin…”, shkruan Sarah.

Ajo tregoi se distanca me njëri-tjetrin i ka lodhur por dyshja ja del të takohen çdo javë dhe gjërat po shkojnë mirë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci